Botë
Rusia e teston raketën e re të rëndë "Angara"
23.12.2014 11:08
Në kozmodromin Plescek sot në mëngjes u bë testim i parë i raketës së re bartëse ruse nga klasa e rëndë "Angara A5"...

Presidenti rus Vladimir Putin, përmes video lidhjes konferenciale, ishte pjesë e lansimit të raketës, transmeton TASS.
"Raketa-bartëse 'Angara A5', me bllokun e shpejtë motorrik 'Briz-M' në orbitën gjeostacionuese do të krijojë maketë me ngarkesë prej dy tonëve" për TASS kumtoi një burim nga departamenti raketor-hapësinor.
Raketa u lansua në orën 6:57 sipas kohës së Evropës së Mesme. Pjesët e "Angara" do të bien në rajone të caktuara speciale të Republikës Komi (shkalla e parë), në zonën Tomska (shkalla e dytë dhe motori) dhe në Oqeanin Paqësor apo në detin Filipinas (shkalla e tretë).
Lansimi i raketës-bartëse zgjati 12 minuta.
Lansimet e para të raketës me aparate të vërteta hapësinore priten gjatë vitit 2016-2017./mia
