Maqedoni

Kryetari i Alternativës, Gashi: Qeveria e re do ta çojë mandatin deri në fund

08.01.2022 16:19

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi thotë se qeveria e re e RMV-së e cila pritet të votohet ditëve në vijim...

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi thotë se qeveria e re e RMV-së e cila pritet të votohet ditëve në vijim, do ta përfundojë mandatin deri në fund, duke argumentuar  se koalicioni i ri  nuk synon zgjedhje të parakohshme. Në një intervisë për "Kosova Press", Gashi ka thënë se me katër deputetët e kësaj partie, pritet të  arrihen 64 numra  të shumicës në kuvend, ndërkaq ka cilësuar partinë e tij si  mundësi për zgjidhjen e krizës politike.
 
“64 numra janë të mjaftueshëm për të çuar  këtë agjendë  deri në fund, sidomos për shkak të këtyre  sfidave që po i numërojmë  që i kemi si shtet, por natyrisht në politikë asnjëherë nuk mund të këmbëngulni, apo ta dini se çfarë ju ndodh nesër. Janë zhvillime dinamike, rajonin e kemi të tillë, vendet janë të reja në demokraci. Logjika më thotë se  asnjë subjekti politik të kësaj shumice prej 64 deputetësh, nuk ju konvenon zgjedhje deri më 2024.”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
 
Gashi mes tjerash ka thënë se hyrja e Alternativës në qeveri, është në interes të shqiptarëve dhe prespektivës evropiane të vendit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU