Botë
Shqipëri, protesta për selinë e PD-së e tensionuar, ndërhyn policia e shtetit me gaz lotsjellës
08.01.2022 16:33
Protesta para selisë së PD-së në Shqipëri u shoqërua me lëndime të një numri shumë të vogël qytetarësh...

Protesta para selisë së PD-së në Shqipëri u shoqërua me lëndime të një numri shumë të vogël qytetarësh, tensione, thyerje xhamash dhe gjuajte me gurrë në përpjekje për të hyrë brenda godinës së partisë demoratike. Të gjitha këto parregullsi nuk përfunduan pa ndërhyrjen e policisë së shtetit, vetëm pasi që një grup deputetësh i ndodhur brenda PD-së, kishte kërkuar ndihmë nga policia.
Berisha: Lulzimi të tërhiqet nga dhuna
Berisha ju bëri thirrje mbështetësve të tij për durim dhe vetëpërmbajtje gjatë protestës, por duke kërkuar nga Basha të largojë kriminelët nga partia.
"Ruajeni gjakftohtësinë nga fytyra kriminele e Bashës. Gjakftohtësi, gjakftohtësi. Luzim Basha, hiq dorë nga dhuna. Është rrugë paqësore, largoji kriminelët nga shtëpia e lirisë.", tha tha Sali Berisha, ish kryeministër.
Reagon PD-ja: Ish kryeministri e vulosi izolimin e tij me turp
Nga ana tjetër, Demokratët theksuan se në gjithë këtë fatkeqësi për Sali Berishën, pamjet tregojnë se ai është braktisur nga demokratët. Përmes një komunikate, nga PD-ja është thënë se Berisha kërkon të marrë PD-në me një grup njerëzish, por sipas tyre, ish-kryeministri tashmë vulosi izolimin final të tij. Dhuna, thyerrjet dhe sharjet nuk duhet të ndodhin brenda demokratike, kanë theksuar nga PD-ja.
"Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve! Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve.", thonë nga PD.
Presidenti Meta: E domosdoshme një zgjidhje demokratike
Përmes një postimi në fejsbuk, për situatën ka reaguar kryetari I shtetit, Ilir Meta.
"Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë! Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.", tha ppresidemti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ambasadorja amerikane Juri Kim: Shkelësit e ligjit do të japin përgjegjësi
Kanë reaguar edhe diplomatët e huaj, SHBA-të, BE-ja, dhe Mbretëria e Bashkuar. Ambasadorja amerikane Juri Kim, me një status në Twitter, ka shprehur shqetësimin për dhunën në PD. Shkelësit e ligjit do të vihen para organeve të drejtësisë, ka shkruar, Kim.
"Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me tensionet në rritje në selinë e Partinë Demokratike teksa protestuesit janë duke përdorur forcë. Ne u bëjmë thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi. Ata të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin do të vihen para përgjegjësisë", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
Policia e shteti shqiptar ka informuar se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor në Tiranë, ka filluar kryerja e veprimeve procedurale, brenda dhe jashtë selisë së partisë, për të mbledhur çdo prove të paligjshme që karakterizoi ngjarjen e dhunshme.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
