Maqedoni
Ardhja e kryeministrit bullgar Petkov, Filipov: Qasje e mirë, presim rezultat
08.01.2022 16:51
Implementimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë si dhe dhe vazhdimi i angazhimeve në përpjekje për të zhbllokuar...

Implementimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë si dhe dhe vazhdimi i angazhimeve në përpjekje për të zhbllokuar procesin eurointegrues të vendit, do të jenë temat kryesore gjatë vizitës së kryeministrit bullgar Kiril Petkov në vendin tonë. Ardhjen e tij në Shkup, analistët politik e shohim me mendime të ndryshme. Për ish diplomatin Gjorgji Filipov, qeveria e re bullgare ka qasje më të mirë në drejtim të zgjidhjes së kontestit dypalësh, gjersa ish ambasadori Nano Ruzhin, nuk është optimist se gjatë presidencës franceze do të jemi një hap para në aspiratat eurointegruese.
“Vet ardhja e tij tregon seriozitet të madh të qasjes së kësaj qeverie bullgare. Tregon qasjen për zgjidhjen e dallimeve, dhe poashtu për marrëveshjen për fqinjësi e cila veçmë është definuar.”, tha Gjorgji Filipov, ish diplomat.
Fillimi i bisedimeve në këto gjashtë muaj, Ruzhin: Jam pesimistm, Franca nuk merret me ne
“Nëse i analizojmë pozicionet franceze në lidhje me zgjerimin e BE-së, në njëfarë mënyre më duken pesimiste dhe andaj, druaj se edhe poqëse e kalojmë këtë dallim mes Shkupit dhe Sofjes edhe më tutje do të duhet pritur për atëtarsim… diku pas vitit, 2030.”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador.
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka paralajmëruar se do të kërkojë pesë grupe punuese, edhe atë për ekonomi, infrastrukturë, eurointegrime, kulturë dhe histori, ku prej dinamikës së punës së tyre do të varet drita jeshile nga Sofja zyrtare për Maqedoninë e Veriut
NERMIN MULAKI FEKZULLAHU
