Maqedoni
Ushtari i RMV-së ndërron jetë në spitalin e Prishtinës
08.01.2022 18:20
Ministria e Mbrojtjes njofton se mbrëmë në spitalin e Prishtinës...

Ministria e Mbrojtjes njofton se mbrëmë në spitalin e Prishtinës ka ndërruar jetë një pjesëtarë i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesëtari i Armatës ka qenë pjesë e kontingjentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR.
Nga Ministria e Mbrojtjes shtojnë se 44-vjeçari me iniciale I.Q. përmes helikopterit është transportuar nga baza në Pejë në Spitalin e Prishtinës, ku ka ndërruar jetë.
“Me helikopter ushtarak, i shoqëruar nga personeli mjekësor ushtarak, ai është dërguar në institucionin më të afërt shëndetësor, në këtë rastin, në Spitalin e Prishtinë, ku pas mbërritjes i është bërë reanimacioni, por pas një kohe të shkurtër mjekët kanë konstatuar vdekjen, me gjasë sipas informacioneve të para nga një sulm në zemër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Presidenti Stevo Pendarovski shprehu ngushëllime të thella familjes së ushtarit maqedonas të vdekur papritur, i cili ishte në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes për vdekjen e papritur të një pjesëtari të Ushtrisë sonë, i cili ishte pjesë e misionit në Kosovë. Ushtria humbi një pjesëtar, një koleg dhe një ushtar që kishte shërbyer me përkushtim në misionin e saj. I përjetshëm kujtimi, u preftë në paqe", tha Pendarovski.
