Maqedoni
Qeveria e re, Aliti: Vazhdim i politikave të vjetra
08.01.2022 18:36
Me një dozë të shtuar të skepticizimit, opoinionistët e vendit shikojnë formimin e kabinetit të mandatarit Dimitar Kovaçevski...

Me një dozë të shtuar të skepticizimit, opoinionistët e vendit shikojnë formimin e kabinetit të mandatarit Dimitar Kovaçevski. Lista përfundimtare pritet ti dorëzohet kuvendit të martën, por që sipas analistit politik Faton Aliti, kabineti me emra të ri do të jetë vazhdimësi e qeverisjes së vjetër të Zoran Zaevit. Aliti thotë se politikbërja e vjetër nuk mund të prodhojë edhe zhvillime të reja në favor të qytetarëve.
“Nuk shoh ndonjë ndryshim më të madh ideologjik ose ngaqë nuk mund të jetë I tillë sepse vijnë nga parti të njëjta politike. Zgjidhjet kadrovike sigurisht se do të jenë preferencat e kryeministrit të supozuar të ri Kovaçevski dhe besoj se do të jetë një kombinim I kuadrove nga taboret e brendshme të LSDM-së, gjithmonë flas për ministrat që vijnë nga rradhët e LSDM-së, për të hekurosur dallimet e tyre politike, por në qasjen e zhvillimeve politike – ekonomike të brendshme dhe të jashtme nuk pres të ketë ndonjë ndryshim të madh.”, tha Faton Aliti, analist politik.
Aliti: Lëvizje në politikat me fqiun lindor
Në planin ndërfqinjësor me Bullgarinë, Aliti thotë se ka filluar të mbretërojë një frymë pak më pozitive me qeverinë e re të kryeministrit Petkov, i cila ka dhënë sinjale pozitive që për gjashtë muaj të ketë lëvizje pozitive.
“Do të mbarojë me një zgjidhje të themi kalimtare, e cila do të mundësojë mbledhjen e përbashkët me 27 anëtaret tjera, por që do të lë hapësirë që në procesin vijues të zgjidhen disa dallime të tjera që nuk do të mund të bëhen brenda këtyre gjashtë muajve.”, tha Aliti.
Ndërkohë opozita e sheh si të dështuar përpjekjen e Kovaçevskit për të formuar qeverinë. Së fundmi edhe Lëvizja Besa, kërkon zgjedhje të parakohshme, krahas kërkesave të vazhdueshme të ASH-së dhe VMRO – DPMNE-së. Por mandatari Kovaçevski I bindur në formimin e kabinetit ka vijuar me konsultimet brenda koalicionit që vendi të ketë qeverinë deri më 15 janar.
MERALE ISMAILI
