Botë
Kazakistan, forcat e sigurisë vendosin kontroll në disa pjesë
08.01.2022 19:02
Në fortesën më të madhe në kazakistan në trazirat në qytetin më të madh Allamati kanë arritur forcat e sigurisë për të vendosur kontrollë...

Në fortesën më të madhe në kazakistan në trazirat në qytetin më të madh Allamati kanë arritur forcat e sigurisë për të vendosur kontrollë që ngjan me një zonë lufte dhe një qytet fantazmë. Në rajon është formuar një formacion antiterorist është marrë kontrolli mbi të gjitha ndërtesat qeveritare dhe banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi derisa të garantohet siguria në rrugë.
“Dua t’i ndihmoj qytetit, kemi improvizuar punkte për ndihma, dhe vet e shihni se asgje nuk punon, dhe kjo është e dhimbshme dhe e trishtuar, unë e dua qytetin tim.”, tha një qytetar.
“Kjo nuk ka filluar sot dhe nuk do të mbarojë sot derisa presidenti jonë I nderuar Tokajev nuk do të sjellë vendimet e drejta.”, u shpreh një qytetar.
Në ndërkohë ish shefi I këshilllit ët sigurimit nacional Kerin Masinum është arrëstuar em disa bashkëpunëtor për shkak të dyshimit për tradhëti dhe paralajmëroi presidenti Tojakajev se do të pastrojë deri në fund me njerëzit që shkaktuan kaos në vend.
“Nuk ka bisedime me banditë ata jënë mirë të strëvitur të organizuar dhe nën komandën e qendrës speciale,disa prej tyre as qe e flasin gjuhen kazakistane.”, tha Kassym-Jomart Tokajev, president i Kazakistanit.
Për masat që u ndërmorrën nga trupat paqeruajtës për qetësimin e situates në telefon kanë biseduar presidenti I Kazakistanit dhe Rusisë. Tokajev I tha Putinit se situate në vend po stabilizohet falë vendosjesës së trupave të përzier të kësaj Aleance.
Ushtarët rus të parët I ndihmuan turistëve rus që për shkak të parregullsive nuk mund të ktheheshin në shtëpi.
“Erdhëm këtu për festat e fundvitit por ja cka na ndodhi, deshtëm të shkojmë në skijim dhe falenderojmë uhstarëve tanë për orgqanizimin e shpëtimit tonë.”, u shpreh një turist.
SHBA rekomandon të punësurave në konzullatë në Alamati që të largohen në rast se vazhdon dhuna.
“Ne po e ndjekim situatën me shqetësim dhe po inkurajojmë të gjithë që të gjejnë një zgjidhje paqësore dhe konstruktive të situatës, pavarësisht arsyeve të veçanta ekonomike dhe politike pse situata është e ndryshme nga ajo e Ukrainës, qeveria duhet të jetë në gjendje ta zgjidhë situatën sepse nëse rusët janë në shtëpinë tuaj është shumë e vështirë t'i bëni ata të largohen.”, tha Entoni Blinken, sekretar shtetëror i SHBA-ve.
Kina I ka dhënë përkrahje presideniti të kazakistanit për masat që I ka ndërmarrë në vend. Ndrëkaq vendet e Evropës me mesazh për dalje sa më të shpejtë nga situata e tensionuar atje.
VLORA LATIFI TOPOJANI
