Maqedoni

Parashikimi i motit

09.01.2022 12:00

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por reshjet nuk do të jenë në sasi të konsiderueshme. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Pasdite nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3°C deri në 6°C, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 6°C deri në 12°C.
 
Në Shkup, paradite me vranësira të konsiderueshme dhe mjegull. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 4°C, ndërsa e ditës do të arrijë 10°C.
 
Deri të martën moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.