Maqedoni
Kovaçevski: Me Bullgarinë do të hapet faqe e re
09.01.2022 15:53
Mandatari për formimin e Qeverisë së re dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për Agjensinë e Lajmeve "MIA".....

Mandatari për formimin e Qeverisë së re dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për Agjensinë e Lajmeve "MIA", ka shprehur pritshmëritë e e tij për marrëdhënie konkrete dhe miqësore me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov, i cili pritet të vizitojë Shkupin pasi të zgjidhet qeveria e re në vendin tonë. Me këtë rast, Kovaçevski pret që me Sofjen të vendosen bazat për bisedime të mëtejshme, që do që çonin në zgjidhjen e kontestit dyplaësh.
“Afrimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat e jetës është një parakusht i rëndësishëm për largimin e keqkuptimeve. Jam i gatshëm të hap një faqe të re në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe të ndërtoj një miqësi të sinqertë dhe një të ardhme më të mirë për të dyja vendet. Zëri i urrejtjes duhet të shuhet. Ne me të vërtetë kemi më shumë ngjashmëri sesa dallime si vende dhe duhet të përqendrohemi në interesin e përbashkët. Vetëm me këtë qasje do të kujtohemi si liderë që i tejkaluam konfliktet ballkanike me qasje evropiane.”, tha Kovaçevski.
Mandatari Kovaçevski është pyetur edhe për emrat e rinjt të të parëve të minsitrive, por nuk ka shpalosur detaje, duke thënë se do të jenë kuadro të dëshmuar me rezultate konkrete në resoret ku kanë qenë aktiv. Kovaçevski ka folur edhe për fokusimin e qeverisë së tij. Kriza energjetike, masat anti-krizë dhe rritja ekonomike do të jenë theksi i qeverisë në tre muajt e parë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
