Maqedoni

Ndërprehet ngrohja qëndrore në Shkup – Veri, qytetarët të revoltuar, edhe pse paguajnë

09.01.2022 16:25

Shtëpitë gjysmë të ftohta dhe të ftohta me fatura të paguara janë ende të tilla për disa qytetarë të Shkupit...

Shtëpitë gjysmë të ftohta dhe të ftohta me fatura të paguara janë ende të tilla për disa qytetarë të Shkupit që ngrohen me ngrohje qëndrore. Në Shkup veri radiatorët janë dekor thonë banorët që gjatë vikendit janë lënë në mëshirë të fatit.
 
“Tani thonë nuk do ti lëshojnë ngrohjet deri të hënën derisa komuna tju lëshojë para pastaj për 5 deri në 6 ditë ti lëshojnë ngrohjet qëndrore.”, u shpreh një qytetar.
 
“Nuk e dijmë a të blejmë ndonjë ngrohëse të na tregojnë ose të dalin në pores konferencë tu tregojnë njerëzve se deri këtu ishte.”, tha një qytetar.
 
“Ke paguar rregullisht megjithatë  të mos paguajnë ata menjëherë do ti dënojnë, kush do ti dënojë tash këta.”, u shpreh një qytetar.
 
Në gjendje më të mirë janë qyetatërët e lagjes Aerodrom, ngrohëset punojnë, sado që kjo të përjashtohet thonë banorët.
 
“Vetëm sa filloi kriza menjëherë e zvogëluan, deri në 25 gradë arrin temperatura.”, tha një qytetar.
 
“Vetëm mbrëmë e hetova se është ftohtë se a do të jetë edhe sot nuk e di.”, u shpreh një qytetar.
 
“Asesi nuk është gjendja, katastroftë nga viti I ri e këndej, ndoshta edhe një dit apo dy para vitit të ri, mendoj ta ndërpres ngrohjen qëndrore.”, tha një qytetar.
 
Ekpsertët nga kjo fushë nuk janë të befasuar nga kjo gjendje, thonë se pas rritjes së çmimit të gazit natyror si dhe mungesa e rezervuareve ku kompanitë mund të ruanin gazin përderisa e kanë blerë kur ishte më lirë sikur në vendet e zhvilluara dhe kjo është më se e pritur, prandaj propozon për tejkalimin e gjendjes të ndërhyjë shteti.
 
“Sistemet e ngrohjes të pranojnë një çmim të arsyeshëm që do të sigurojë mbijetesën e tyre. Konsumatorët që ne jemi duhet të pranojmë se ata do të na furnizojnë për një periudhë më të shkurtër kohore me një temperaturë më të ulët. Shteti duhet të ndërhyjë të sigurojë mbështetje a do të jenë ato kredi pa kamatë, hua, apo rregulloren e pagesës kjo është detyrë e Qeverisë.”, tha profesori Konstandin Dimitrov.
 
Profesori Konstandin Dimitrov potencon se nëse operatorët vihen në një gjendje që të mos punojnë për shkak të pagesës së ulët mund edhe të falimentojnë, dhe pastaj qytetarët të kalojnë në energjinë elektrike, që mund ti shkaktojnë sistemit energjik pasoja të mëdha, prandaj prioritet I shtetit është që sa më parë të kycet që tu sigurojë qytetarëve nevojën më të madhe ngrohjen.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI