Maqedoni
Heqja e vetos bullgare dhe integrimi në BE, Selmani: SHBA-të dhe BE, mbështesin RMV-në
09.01.2022 17:17
Mos zgjidhja e cështjeve bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë po tregohet si pengesa e vetme e vendit për ti filluar bisedimet me BE...

Mos zgjidhja e cështjeve bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë po tregohet si pengesa e vetme e vendit për ti filluar bisedimet me BE. Për profesorin universitar Bashkim Selmani vendi duhej që të mësojë nga e kaluara pasi për zgjidhjen e kontesteve me fqinjët ka pasur pervoja të pranueshme deri më tani, për dallim nga situata e krijuar aktuale me palen bullgare të cilat I konsideron si të papranueshme. Sipas professor Selmanit RMV-se I nevojitet domosdoshmërisht intervenim nga faktori nderkombetar dhe SHBA-të ashtu siç ndodhi me palën greke.
“Aspekti I parë I bashkëpunimit mes RMV dhe Bullgarinë po shofim se janë situate të pa pranuara në aspektin e përvojës së zgjedhjeve të kontestëve fqinjësore. Maqedonia vujti shumë me zgjidhjen e kontestin me Greqinë dhe Maqedonin, dhe në këtë rast u konstatua se asnjëra palë nuk humbi gjë, por fatkeqësishtë humbën shqiptarët, dhe nga kjo përvoj duheshte të nxjerim mësim që në këtë rast ti shfrytëzojmë rrethanat aktuale me të cilat SHBA dhe Europa fatmirësishtë janë në situatë për ta zgjidhur këtë qështje, dhe mendoj se në pjesën e presioneve më shumë I bëhet Bullgarisë sesa Maqedonisë.”, tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani: BE, alternativa e vetme për RMV-në
Përveç kursit euroatlantik do të ishte e dëmshme të mendohen alternativa të tjera ose nisma rajonale. BE, është alternative e vetme e RMV-së, shton professor Selmani.
“Çdo përpjekje tjetër përpos Bashkimit Europian nënkupton se Maqedonia siq duket me një politik jo të kordinuar mirë dhe zërat se mund të ketë plan B në bashkëpunim me nismat rajonale, ajo do të ishte një situatë e re e futjes së vendit në një eksperiment krize, sepse ne si qytetarë tanimë jemi të lodhur në pritje, ndërsa tani jemi të harxhuar edhe në aspektin financiarë, edhe në atë shpirtëror, material, dhe çdo përpjekje tjetër apo te themi plan tjetër do të ishte I pa pranueshëm si për qytetarët ashtu edhe për pozitën e Maqedonisë.”, tha Selmani.
Sipas profesorit Bashkim Selamanit sinjal i mirë është fakti se SHBA dhe BE si mbështetës te RMV-se ne tejkalimin e problemeve, bejene perpjekje te vazhdyeshme edhe me palen bullgare per gjetje te kompromisit, dhe me kete te debllokohet rrugetimi integrues I vendit.
FITIM KRYEZIU
