Botë
Mustafa dhe Thaçi “krah për krah” në Bruksel për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi
23.12.2014 12:36
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do të jetë i vetmuar në Bruksel përballë kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq...

Me rastin e rifillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mustafa do ta ketë afër edhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçin, i cili deri para zgjedhjeve të 8 qershorit ka drejtuar dialogun politik.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, javën e kaluar ka zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtaren e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ka paralajmëruar se takimi i ardhshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafas dhe atij serb, Aleksander Vuçiqit, i ndërmjetësuar nga ajo, do të mbahet në muajin janar.
