Maqedoni
Covid – 19, 6 viktima, 1396 raste të reja në 24 orë
09.01.2022 17:34
Janë regjistruar 6 viktima nga Covid në vend në 24 orët e fundit....

Janë regjistruar 6 viktima nga Covid në vend në 24 orët e fundit.
Në mënyrë plotësuese nga Termini im, janë regjistruar edhe 3 persona që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 17 dhjetori deri 18 dhjetor.
Nga 11.479 testimet e bëra, janë regjistruar edhe 1396 raste të reja, kryeson Shkupi me 790 raste. Gjithashtu ka edhe 348 të shëruar. Në vend momentalish 10.578 raste aktive.
