Maqedoni

Fluron kombinim i gripit dhe Kovid 19, qytetarët të vaksinohen edhe kundër gripit

09.01.2022 17:51

Në vendin tone njëlloj si në rajon u regjistruan rastet e para me fluron që paraqet infeksion i kombinuar me Kovid 19 dhe grip sezonal....

Në vendin tone njëlloj si në rajon u regjistruan rastet e para me fluron që paraqet infeksion i kombinuar me Kovid 19 dhe grip sezonal. Simptomet janë pothuajse të njejta, sepse të dyja viruset janë respiratore, I vetmi dallim është që Kovid 19 ka periudhë më  të gjatë të inkubacionit. Sipas Infektologut Fadil Cana, flurona paraqitet te pacientët me imunitet të dobësuar andaj e vetmja prevencë është vaksinimi edhe kundër gripit sezonal.  
 
“Flurona rasti i parë është i detektuar në Izrael është një kombinim i gripit sezonal dhe koronës aty bisedohet për një sistem të shkatërruar imunitar të organizmit gjendje e cila mund të ndodh. Prandaj në kohë të sezonit dimëror të gjithë pacientët e sidomos ata me sistem të komromituar imunitar duhet që të vaksinohen. Për SARS COV 2 vaksinimi është i patjetërsueshëm,  por krahas asaj duhet të jenë të  vaksinuar edhe kundër influences në fakt gripit.”, tha infektologu Fadil Cana.
 
Testet antigjen të shpejta përdoren shpesh nga qytetarët,  por ato në disa raste nuk paraqesin gjendjen reale andaj pacientët duhet të bëjnë analiza shtesë për konfirmimin e diagnozës së saktë. 
 
“Në rast të çdo dyshimi pacientët duhet të drejtohen deri te mjeku amë dhe duhet të bëjnë analiza shtesë deri sa të konfirmohet. Jo vetëm në bazë të  një testi i cili mund të  jetë  pozitiv të konstatohet se kjo është omicron apo dhe përkundrazi pacienti ka simptome dhe klinikë.”, tha Cana.
 
Format e rënda të fluronit mund të përfshinë ndezje të mushkrive dhe miokardit andaj pacientët nuk duhet ti neglizhojnë simptomet e infeksionit. 
 
FLUTURA LATIFI