Maqedoni

Kriza energjetike, Bislimi: Do të lë pasoja të mëdha në ekonomi

09.01.2022 18:05

Kriza energjetike do të lë pasoja të mëdha në ekonominë vendore, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi....

Kriza energjetike do të lë pasoja të mëdha në ekonominë vendore, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi. Sipas tij, kriza me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike do të jetë më e gjatë se sa zotohen  autoritetet. E kjo sipas Bislimit do të kontriboj në varfërimin e qytetarëve. 
 
“Pasojat do ti bartin ekonomia dhe qytetarët e vendit. Ekonomia me ngadalësimin e rritjes ekonomike apo ngecje në rritjen ekonomike, kurse qytetarët me rritje të varfërisë. Unë nuk besoj se do të mund të vije deri te stabilizimi I çmimit të energjensëve, nëse nuk stabilizohet raportet politike mes shteteve perendimore dhe furnizuesve të energjensëve.”, tha profesori universitar, Sami Bislimi.
 
Edhe pse ditë më parë ministri I financave paraljmëroi se me buxhetin e vitit 2022 janë siguruar 170 milion euro për tu përballur me krizën energjetike, Bislimi shprehet skeptik për këtë. Sipas tij, ato mjete janë të pamjaftueshme, e për të cilat faturën do ta paguajë sërish qytetari.
 
“Ato mjete janë të pamjaftueshme për tu ballafaquar me këtëkrizë të ngritjes së çmimeve të energjensëve. Çmimi I tyre është rritur në tregun e  lire energjetikë për pothuajse pesë her dhe ekonomia e vendit kryesisht bazohet në shfrytëzimine  energjisë elektrike si forcë lëvizëse e ekonomisë.”, tha Bislimi.
 
Si pasojë e krizës globale energjetike, edhe vendi ynë pësoi rritje të çmimt të energjisë elektrike për rreth 10%. Autoritetet shoprehen se nëpërmjet masave do të arrijnë që në vend të mos ketë restrikcione të energjisë elektrike, ndërsa shprehen optimist se situata me krizën energjetike do të stabilizohet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. 
 
ERSAN PAJAZITI