Veto-ja bullgare, Radev thirr këshillin për siguri kombëtare
10.01.2022 09:53
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev....

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev për sot ka thirrur takim të Këshillit këshillëdhënës për siguri kombëtare.
Siç behet e ditur tema është: “Integrimi i Ballkanit perëndimor në BE. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.
Në të do të marrin pjesë liderët e të gjitha partive parlamentare dhe koalicioneve në Kuvendin kombëtar të 47-të të Bullgarisë, kryesuesit të saj Nikolla Minçev si dhe nënkryetaren e shtetit, Ilijana Jotova.
