Tërmeti në Greqi, 5.3 ballë të shkallës rihter, lëkundje të tokës janë ndjerë edhe në RMV
Tërmeti që goditi Follorinën mbrëmjen e djeshme....

Tërmeti që goditi Follorinën mbrëmjen e djeshme shkaktoi frikë jo vetëm në Greqi, por edhe në tre shtete të tjera, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter me epiqendër Follorinën në vendin fqinjm, ishte me thellësi 14.1 km.
Qytetarët e kaluan natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur nga frika banesat e tyre. Shkollat janë të mbyllura këtë të hënë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar shumë dëme. Janë thyer xhamat e dyqaneve dhe shtëpive, por nuk raportohet për të lënduar.
Për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme, objektet kanë rënë brenda shtëpive, ndërsa disa suva janë shkëputur dhe kanë rënë mbi makina.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë fuqishëm edhe në MAnastir, ku pasur edhe plasaritje në muret e disa banesave.
Lëkundja më e forte është ndjerë në Manastir me magnitude prej 3.2 ballë, në ora 3 e 32 minuta të mëngjesit të sotëm.
Një tjetër lëkundje e forte është ndjerë në orën 7 28 min. të mëngjesit të sotëm sërish me epiqendër në Lerin me magnitude përej 3.6 ballësh.
Edhe banorët e qytetit të Manastirit e kaluan natën nën qiellin e hapur.
