Përgatitjet e fundit për Qeverinë e re, ekzekutivi i ri nesër para deputetëve

10.01.2022 11:42

Lideri i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski....

Lideri i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski pritet nesër në Kuvend ta dorëzojë propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e ri qeveritar, ndërsa në fund të javës të mbahet seancë kuvendor për zgjedhjen e qeverisë.

Kovaçevski thotë se përgatitjet për qeverinë e re janë në pjesën përfundimtare, ndërsa programi dhe zgjidhjet kadrovike janë të harmonizuara me partnerët e koalicionit.

Sipas tij, secili është i ndryshueshëm, veçanërisht nëse në një moment të caktuar më nuk është në detyrë dhe ky do të jetë edhe parim bazë i udhëheqjes efikase edhe të qeverisë së re.

Sa i përket përbërjes së re qeveritare dhe dikastereve me të cilat udhëheq LSDM-ja, shton ai, bëhet fjalë për një ekip të njerëzve të rinj, por edhe kuadro të dëshmuar nga qeveria paraprake të cilët kanë pasur realizim dhe rezultate të mira në dikasteret e tyre.

Kovaçevski, pas marrjes së mandatit nga shefi i shtetit, deklaroi se planifikon që qeverinë ta propozojë rreth 10-11 janarit, gjegjësisht në afat më të shkurtët nga parashikimi sipas kushtetutës.

Ai mandatin nga presidenti Stevo Pendarovski e mori më 29 dhjetor, pasi shefi i shtetit nga LSDM-ja u njoftua për propozimin për mandatar, të mbështetur nga partitë politike që së bashku kanë shumicën në Kuvend.

Pas marrjes së mandatit, mandatari në afat prej 20 ditësh, përkatësisht jo më vonë se dita e 20-të duhet të paraqitet në Kuvend me propozim të përbërjes personale të qeverisë së re dhe programit të punës së qeverisë.