Botë

Erekat: Rezoluta për shtetin palestinez këtyre ditëve mund të vendoset në votim në KS të KB-së

23.12.2014 13:20

Propozim rezoluta për krijimin e shtetit të pavarur palestinezë në disa ditët e ardhshme mund të vendoset në votim në Këshillin e Sigurisë të KB-së...

Propozim rezoluta për krijimin e shtetit të pavarur palestinezë në disa ditët e ardhshme mund të vendoset në votim në Këshillin e Sigurisë të KB-së, deklaroi sot kryenegociatori palestinez Saeb Erekat, i cili ndodhet në Moskë, transmetin TASS.
 
Sipas Erekat, votimi mund të mbahet tekstualisht "në çdo moment", ndërsa deri më tani nëpër korridore ka patur konsultime teknike për dokumentin.
 
Ai supozon se rezoluta mund të fitojë nëntë vota "pro" në këshillin 15-anëtarësh, por "nuk e përjashton edhe veton".
 
Erekat i bëri thirrje SHBA-së mos ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të vetos dhe shfaqi shpresë që Izraeli, propozim rezolutën e përjeton si akt të agresionit ndaj vetes.
 
Saeb Erekat shtoi se hapat e ardhshëm të shtetit të pavarur të Palestinës do të jenë inkuadrimi drejt marrëveshjeve ndërkombëtare dhe pajtueshmëria drejt marrëveshjes për Gjykatën penale ndërkombëtare.
 
Ai kumtoi se në takimin e djeshëm të tij me shefin rus të diplomacisë Sergej Lavrov e ka dorëzuar mesazhin deri te presidenti rus Vladimir Putin nga shefi i pushtetit autonom plestinez, Mahmud Abad, kumtoi TASS.
 
Jordani më 18 dhjetor deri te Këshilli i Sigurisë së KB-së parashtroi propozim rezolutë për ndërprerje të okupimit izraelit të vendeve palestineze, të pushtuara në vitin 1967. Në të insisitohet në atë që forcat izraelite të sigurisë të tërhiqen nga territoret e okupuara jo më vonë se në fund të vitit 2017./mia