Britani e Madhe, “Covid19”, mbi 14 milionë të infektuarve

10.01.2022 12:40

Britania ka regjistruar 313 viktima....

Britania ka regjistruar 313 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 150,057 që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, vendi ka regjistuar 146,390 raste të reja në 24 orët e fundit, një numër më i ulët se rekordi i regjistruar  të martën.

Megjithatë, presioni mbi spitalet britanike po rritet mes një vale epidemish të shkaktuara nga varianti Omicron.

Rreth 1.22 milion persona kanë rezultuar pozitiv gjatë javës së kaluar, 0.6% më shumë se javën e kaluar ndërsa numri i viktimave u rrit me 38.3% .

Deri më sot, 82% e britanikëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht kundër  “Covid19” dhe 35 milionë njerëz  kanë marrë një dozë përforcuese.