Rekord të infektuarish në Kinë për shkak të “Omicron”

10.01.2022 12:56

Kina ka shënuar rekord të infektuarish....

Kina ka shënuar rekord të infektuarish për  shkak të  përhapjes së Omicron, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa disa javë përpara Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Autoritetet po luftojnë me përhapjen e rasteve, përfshirë në Xi’an ku 13 milionë banorë të qytetit janë aktualisht në javën e tretë të bllokimit.

Shkollat dhe kampuset universitare janë mbyllur dhe udhëtimet me tren për në Pekin nga Tianjin është anuluar.

Tianjin – vetëm 150 kilometra nga Pekini ka urdhëruar tashmë testimin e të gjithë 14 milion banorëve. Gjithashtu janë raportuar 21 raste të hënën. Autoritetet në qytetin Anyang në provincën qendrore Henan njoftuan gjithashtu testimin e të gjithë banorëve – më shumë se pesë milionë njerëz  gjatë fundjavës.

Qyteti raportoi të hënën dy raste me Omicron. Henan raportoi 60 raste të reja të hënën. Kryeqyteti i provincës Zhengzhou ka mbyllur shkollat dhe kopshtet janë mbyllur dhe ka kufizuar numrin e  personave që lejohen të hyjnë në restorant.