Tërmeti në Greqi, dëme të konstiderueshme edhe në Manastir

10.01.2022 14:31

Pas tërmetit të së dielës në ora 22:43 minuta me fuqi prej 5,8 shkallësh....

Pas tërmetit të së dielës në ora 22:43 minuta me fuqi prej 5,8 shkallësh, që ndodhi 5 kilometra nga qyteti grek i Lerinit, gjatë natës në atë zonë janë regjistruar edhe 24 tërmete me intensitet më të dobët.

Disa nga këto tërmeteve kanë dridhur edhe qyterain e Manastirit, më i fuqishmi prej të cilëve në orën 7:28 me intensitet prej 3,6 shkallësh.

Nga 24 tërmetet vetëm një ishte me epiqendër në teritorin e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht 21 kilometra nga Novaci.

Tërmeti i së dieles ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Manastir, ku nga frika një pjesë e banorëve e kaluan natën jasht shtëpive dhe banesave.

“U friksuam të gjith ne që jetojmë në ndërtesa e kemi përjetuar shum. Tër ndërtesa ka plasaritje, të gjith ikëm dolëm jasht”.

“Ishte e tmerrshme, diçka të këtillë deri tani nuk kamë përjetuar” – thanw disa nga qytetarwt e intervistuar nga TVM2.

Kryetari i Manastirit Toni Konjanovski ka thiurru shtabin e krizës, ndërsa do të formohet edhe komision për vlerësimin e dëmeve.

“Ekipe profesionale nga Manastiri do të dalin në teren e sidomos në shkolla dhe çerdhet e fëmijëve të bëjnë kontrolle në ato objekte për të parë gjendjen para fillimit të vitit shkollorë e sidomos në çerdhet për fëmijë psi ato vazhdojnë me punë. Poashtu nga qytetarët kemo njoftime për dëme në objektet më të vjetruara. Do të bëhet kontrollë dhe do të dëmshpërblehen qytetarët” – tha Kryetari i Manastirit, Toni Konjanovski. 

Nga ana tjetër autoritetet lokale në prefekturën e Follorinës vendosën të mbyllin shkollat dhe kopshtet për ditën e hënë për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin mbrëmjen e së dielës.

Sipas kryebashkiakut të Follorinës, Vassilis Giannakis deri në këto momente janë raportuar vetëm dëme të vogla materiale. Banorët e Follorinës raportohet ta kenë kaluar natën jashtë shtëpive të tyre dhe pjesa më e madhe në makina, larg zonave të banuara.

Tërmeti i së dieles ka shqetësuar edhe qytetarët e Shqipërisë e më së shumti zonën e Devollit si zonë kufitare, ku janë paraqitur edhe 6 raste të demitimit të objekteve. Përveç në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, tërmeti është regjistruar edhe në Kosovë, Bullgari, Serbi e Mal të Zi. (Sanije Duraku, TVM2)