Qeveria e re, Kovaçevski prezanton kabinetin para partisë

10.01.2022 15:40

Mandatari Dimitar Kovaçevski....

Mandatari Dimitar Kovaçevski ka mbyll listën me emra të kandidatëve për ministra në kabinetin e ri qeveritar.

Lista me emra për përbërjen e Qeverisë së re dhe Programi Qeveritar do të vihen për aprovim në Këshillin Ekzekutiv dhe atë Qëndror të Partisë.

Pas marrjes së pëlqimit nga organet partiake, mandatari Kovaçevski pritet që, gjatë të martës, përbërjen e Qeverisë së Re dhe Programin Qeveritar t’ia dorëzojë Kuvendit të Republikës për miratim.  

“Do të mbahen séanca të Këshillin Ekzekutiv dhe Këshillit Qëndror ku do të prezantohen propozimet për kuadrot e reja për ministra në Qeverinë e re të RMV si dhe Programi Qeveritar. Pritet që të fitojnë përkrahje dhe më pas do të vijon faza tjetër, përkatësisht dorëzimi i propozimit për përbërjen e qeverisë së re në Kuvendin e RMV-së.” – u shpreh zwdhwnwsja e LSDM-sw, Bogdanka Kuzeska.

VMRO DPMNE: Kovaçevski s’ka legjitimitet

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE, duke u thirrë në rezultatet e zgjehdjeve të fundit lokale konsideron se LSDM dhe kryetari i saj Dimitar Kovaçevski s’kanë legjitimitet që të formojnë qeveri të re dhe as mandat për të negocuar me Bullgarinë për zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE.    

“Kovaçevski s’ka legjitimitet për dy arsye. Arsyeaj e parë është që LSDM si parti politike është detronizuar në zgjedhjet e fundit për shkak të krimit, menaxhimin e papërgjegjshëm me çështjet shtetërore dhe rezultatet e munguara në çdo sektor. Arsyeja e dytë është që Kovaçevski është ushtar i Zaevit dhe dorë e zgjatur e tij.” – u shpreh Marija Miteva  nga VMRO DPMNE.

Por LSDM hodhi poshtë pretendimet e partisë së Mickovskit.

“Qeveria e re jo që ka legjitimitet, por ka edhe shumicë të zgjeruar dhe stabile në Kuvend. Kështu që, Qeveria ka legjitimitet të plotë që të merr çdo vendim dhe të zbatojë programin qeveritar në interes të qytetarëve dhe shtetit.” – thuhet në reagimin e LSDM-së.

Përderisa partnerët shqiptar në Qeveri mbeten pothuajse me kuadrot e njëjta, jozyrtarisht mësohet se nga koalicioni i kryesuar nga LSDM, Sanja Llukarevska do të jetë zv/kryeministre për luftë kundër korrupsionit; Bojan Mariçiq - zv/kryeministër për çështje evropiane; Fatmir Bytyqi mbetet zv/kryeministër për çështje ekonomike; Lupço Nikollovski do të zëvendësojë Radmilla Shekerinskën në Ministrinë e Mbrojtjes; Millan Zhivkoviq do të jetë ministër për Punë dhe Politikë Sociale; Sllavjanka Petrovska – ministre e Drejtësisë; Trajan Dimkov – ministër i Bujqësisë ndërsa Oliver Spasovski, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet në krye të Ministrisë për Punë të Brendshme. (Shpëtim Nuredini, TVM2)