Botë

Abot paralajmëroi për sulm të ri në Australi

23.12.2014 13:48

Kryeministri australian, Toni Abot sot paralajmëroi se në vend është vërejtur "komunikim intensiv midis terroristëve"...

Kryeministri australian, Toni Abot sot paralajmëroi se në vend është vërejtur "komunikim intensiv midis terroristëve", veçanërisht pas pengmarrjes së javës së kaluar në një kafeteri në Sidnei, si dhe se është e sigurt se do të vijë drejt sulmeve të reja.
 
"Në brifingun e sotëm të shërbimeve të sigurisë është thënë se është vërejtur komunikim i përforcuar midis terroristëve pas krizës pengmarrëse në sheshin e Sidneit Martin", tha Abot pas takimit të Komitetit australian për Siguri Nacionale, ndërsa transmetuan mediat franceze.
 
"Nuk e dimë kur dhe as se si do të ndodhë një gjë e tillë, por e dimë se ekzistojnë njerëz të cilët kanë për qëllim dhe janë të aftë të kryejnë sulme të reja", paralajmëroi kryeministri australian.
 
Tre persona, rrëmbyesi dhe dy pengje, janë vrarë, ndërsa katër persona janë plagosur kur policia, pas rrethimit disaorësh, hyri në kafeterinë "Lint", në qendër të Sidneit, në të cilën nga orët e hershme të mëngjesit, më 15 dhjetor, janë mbajtur shtatëmbëdhjetë pengje, kumtoi policia e Uellsit të Ri Jugor.
 
Rrëmbyesi, Man Haron Monis (50), me origjinë nga Irani, pati "dosie më të trashë plotë me vepra të dhunshme, i fiksuar me ekstremizëm dhe mentalisht jostabil", theksoi policia.
 
Abot nuk e rriti nivelin e rrezikut nga terrorizmi, që për momentin është jashtëzakonisht i lartë, por paralajmëroi se "gjatë kësaj shkalle sulmi i ri është i sigurt".
 
"Qytetarëve po ua tregoj faktin se edhe më tej ka rrezik të lartë nga terrorizmi, si dhe për sulm të sigurt. Prandaj është e rëndësishme njerëzit të jenë të kujdesshëm, por edhe t'i bind se policia jonë dhe agjencitë e sigurisë po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që ne të jemi të sigurt", theksoi Abot./mia