Covid 19, 10 të vdekur, më shumë të shëruar se të infektuar

10.01.2022 15:55

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit.....

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 5165 teste të kryera 813 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup 549 të infektuar.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 998 pacientë të shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 10  të vdekur, 6 prej të cilëve në 24 orët e fundit, ndërsa 4 të vdekur janë njoftuar nga sitemi Termini im të cilët kanë vdekur në periudhën prej 27 deri më 29 dhjetor të vitit të kaluar.

Numri i rasteve aktive aktualisht ka arritur në 10.383 të infektuar,  6212 prej të cilëve në kryeqendër.

Ndërkohë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që kanë nevojë të testohen, qytetarët e vendit janë të detyruar të testohen nga një qytet në qytete tjetwr të vendit.

Një shkupajni mjeku amë i ka gjetur termin të lire në Shën Nikollë për të kryer testin PCR, pasi edhe në klinikat private ka pritje të gjata për testim.

Megjithate autoritetet shëndetësore dhe mjekët kanë thënë se nuk ka vend për panikë, pasi numri më i madh i rasteve pozitive po e kalojnë virusin me simptome të lehta. 

Për të shqyrtuar situatën me pandeminë të martën do të mblidhet Komisioni për sëmundje ngjitëse, i cili nuk pritet të propozojë kufizime të reja, por vetëm të vendosë për përshtatjen e kohëzgjatjes së izolimit dhe dhënien e vërtetimeve.

Ollumçev, është vonë për masa kufizuese

Epidemiologu Ollumçev thot se mund të shkurtohet izolimi nëse bëhet fjalë për infektim me lloin omicron.

“Patjetër të mendohet në kapacitetet spitalore sa kemi mundësi të absorbojmë si shtet. Të bëhen kategori për kohëzgjatjen e izolimit, përkatësisht të bëhet një shkallë sipas diagnozës dhe gjendjes së sëmundjes dhe sipas kësaj të caktohet kohëzgjatja e izolimit” – tha epidemiologu, Sashko Ollumçev.  

Ai njëherit thot se megjithse u mendua se omicron ka smtoma të lehta 30% e të infektuarve kërkojnë trjatim mjeksor apo spitalor. Ollumçev mendon se është von për masa kufizuese, por qytetarët duhet ti respektojnë masat mbrojtëse. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)