Maqedoni

Vetoja bullgare, Radev mbledh këshillin e sigurisë kombëtare

10.01.2022 16:12

Presidenti I Bullgarisë Rumen Radev mbledh këshillin për siguri kombëtare kushtuar marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut...

Presidenti I Bullgarisë Rumen Radev mbledh këshillin për siguri kombëtare kushtuar marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut dhe vetos për nisjen e bisedimeve. Pritet që të konfirmohen qëndrimet Bullgare se s’do lëshojë pe maqedonisë së veriut përderisa të përmbush kërkesat bullgare.
 
Njëkohësisht përfaqësues të partisë VMRO në Bullgari protestuan qetë para presidencës duke kërkuar që mos të ndryshohen pozicionet Bullgare. Ndërkohë kanë kërkuar nga vendi ynë që të ndalojë me gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe të respektojë të derjtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. VMRO mendon për organizim të referndumit për zgjidhjen e kontestit.
 
VMRO – DPMNE: Të mos hiqet dorë nga rezoluta
 
Ndërkohë VMRO – DPMNE e Mickovskit ka ftuar autoritetet e vendit të mos heqin dorë nga rezoluta e miratuar. Sipas tyre politikat e Dimitar Kovaçevskit dhe Vllado Buçkovskit për një rrugëdalje nëpërmjet strategjisë bullgare, do të rrënojnë akoma më shumë pozicionet maqedonase.
 
“Për Buçkovskin zgjidhja e problemit është strategjia e re që ofron Bullgaria, që është tregues I mirë se në cilin drejtim do të shkojë rrënimi I pozicioneve maqedonase, krahas veprimeve të shumta skandaloze dhe premtimeve të parealizuara. Buçkovski s’ka kredibilitet e as besueshmëri që të vazhdojë të jetë në krye të proceseve negociuese. Maqedonia ka rezolutë të votuar në kuvend dhe nga kjo askush , asnjëherë nuk duhet të heq dorë. Me Kovaçevskin dhe Buçkovskin për këtë nuk jemi të sigurtë”, u shpreh zëdhënësja e VMRO – DPMNE-së, Marija Miteva.
 
LSDM: Kemi legjitimitet për bisedimet me Sofjen
 
Kundërpërgjigjen nga LSDM, sipas të cilëve qeveria dhe Kovaçevski kanë legjitimitet të plotë për të zhvilluar bisedimet me Bullgarinë.
 
“VMRO – DPMNE dhe Mickovski nuk janë mirë të njoftuar me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Qeveria e re jo vetëm që ka legjitimitet, por ka edhe shumicë stabile në kuvend”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
 
Burime diplomatike nga Brukseli bëjnë me dije se presidenca françeze me BE-në dëshiron që të tejkalojë kontestin Shkup-Sofje duke respektuar kornizën kohore prej gjashtë muajve dhënë nga qeveria e re bullgare. Në këtë drejtim në qershor pritet të mbahet konferencë për Ballkanin Perëndimor, si një ndër prioritetet e Parisit dhe BE-së.
 
MERAL ISMAILI