Maqedoni

Shkup Veri, qytetarët nga fillimi i vitit të ri pa ngrohje

10.01.2022 16:49

Një javë nga fillimi i vitit të ri qytetarët nga lagja Shkup Veri nuk kanë ngrohje qendrore...

Një javë nga fillimi i vitit të ri qytetarët nga lagja Shkup Veri nuk kanë ngrohje qendrore por situatë e njejtë paraqitet edhe në vendbanimet tjera të qytetit.
 
Nga Ngrohtorja Shkup Veri si zgjidhjen e problemit e shohin me ndërhyrjen e institucioneve kompetente që të paguhet borxhi i mbetur dhe në të njëjtën kohë të sigurohet edhe ndihmë financiare.
 
Qeveria është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet për zgjidhjen e problemit të ngrohjes, duke përfshirë menaxhimin e përkohshëm të kompanive që furnizojnë qytetarët me ngrohje, pastaj subvencionet direkte dhe në lojë është edhe nacionalizimi i ndërmarrjeve të ngrohjes. Nga VMRO-DPMNE kanë vazhduar edhe sot me akuza duke kërkuar që të gjendet urgjentisht zgjidhje për të sigruar ngrohje qytetarëve.
 
“Në mes të dimrit dhe në mes të një krize energjetike, qeveria duhet të gjejë një mekanizëm për të ndihmuar kompanitë e ngrohjes që ofrojnë ngrohje për familjet dhe institucionet. Qeveria ka mundësi për këtë, duke pasur parasysh se veqëmë ka ndërmarur një hap të tillë në sektorin e furnizimit me energji elektrike ku u injektuan 200 milionë euro nga buxheti për ELEM-in.Tre kompanitë BEG, Ngrohtorja  “Shkup Veri” dhe EMV energjetikë, në interes të qytetarëve nuk duhet të jenë viktima të punës së papërgjeshme  dhe borxheve”, u shpreh Stevce Antonovski nga VMRO DPMNE. 
 
Komisioni Rregullativ për Energjetikë ndërkohë ka pranuar mbi 50 ankesa individuale lidhur me cilësinë e ngrohjes nga ana e konsumatorëve për BEG, i cili ka kërkuar nga BEG që të dalë në terren dhe të shqyrtojë  gjendjen faktike.
 
Kompania BEG nëpërmjet një komunikatë ka informuar të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit të tyre se për shkak të rritjes së cmimit të gazit kanë qetë të detyruar të optimizojnë regjimit e furnizimit me ngrohje qëndrore duke mos I tejkaluar kriteriumet. Edhe nga kjo kompani janë në pritje të reagimit sa më të shpejtë të institucioneve për tejkalimin e kesaj krize.
 
GAZMEND KURTISHI