Botë
Putin: Situata e krijuar në botë kërkon veprime të harmonizuara të vendeve nga OMSK
23.12.2014 14:26
Situata e ndërlikuar e krijuar në botë kërkon veprime të harmonizuara të vendeve nga Organizata e Marrëveshjes për siguri kolektive (OMSK)...

Situata e ndërlikuar e krijuar në botë kërkon veprime të harmonizuara të vendeve nga Organizata e Marrëveshjes për siguri kolektive (OMSK), deklaroi sot presidenti rus Vlladimir Putin gjatë kohës së hapjes së Samitit në irganizim të Moskës, transmeton TASS.
Sipas presidentit rus situata në botë ndryshon në mënyrë dinamike, thellohen problemet e vjetra dhe për fat të keq paraqiten edhe të reja, me ç'rast bëhet deformacion i sigurisë globale.
Putin theksoi se situata e këtillë kërkon masa të përbashkëta të harmonizuara për të garantuar sigurinë e vendeve anëtare me qëllim mbrojtje nga terrorizmi, tregtia me narkotikë, kriminali tejkufitar dhe ballafaqim me katastrofa natyrore dhe teknike.
Putin theksoi se OMSK disponon me mundësi reale për plotësimin e detyrave të tilla. Ai organizatën e vlerësoi si strukturë rajonale autoritare dhe efektive, që vepron në parimet e partneritetit me të drejta të barabarta, transparencë, respekt të ndërsjellë dhe besim.
Marrëveshja për siguri kolektive është nënshkruar më vitin 1992, ndërsa 10 vjet më vonë është themeluar edhe organizata. Momentalisht në OMSK janë anëtarësuar Ermenia, Belorusia, Kazakistani, Kirgistani, Rusia dhe Taxhikistani. Në samitin e tanishëm Rusia do tia dorëzojë Taxhikistanit kryesimin me organizatën./mia
