Botë
Covid 19, shifra shqetësuese në vendet e rajonit
10.01.2022 18:24
Ditëve të fundit në Kosovë janë rritur për 40% rastet e infektimeve me kovid 19...

Ditëve të fundit në Kosovë janë rritur për 40% rastet e infektimeve me kovid 19, derisa institucionet shëndetësore paralajmërojnë se situate mund të përkeqësohet edhe më shum. Nga 8,460 të testuar në 24 orët e fundit janë regjistruar 236 raste të reja, janë shëruar edhe tetë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1,780 persona.
Shifër shqetësuese infektimesh njoftohen edhe në Shqipëri. Në Greqi, në prag të nisjes së shkollës 14.000 nxënës dhe mësues rezultuan pozitiv me Covid-19. Rritje për 150 për qind e rasteve me COVID-19 është regjistruar edhe në Slloveni gjatë kësaj jave. Në 24 orët e fundit atje janë regjistruar 2.515 raste të reja me koronavirus.
Britani e Madhe, mbi 14 milionë i të infektuarve me Covid 19
Gjatë ditës Britania ka regjistruar 313 viktima dhe 146,390 raste të reja, duke e quar në mbi 14 milionë numrin e të infektuarve. Rreth 1.22 milion persona kanë rezultuar pozitiv vetëm gjatë një jave dhe numri i viktimave u rrit me 38.3%; Ndërsa në SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 shkon në mbi 837 mijë. Numri i të infektuarve deri më tani, ka arritur në mbi 59,76 milionë, me 378 mijë raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri.
Covid 19, Kina fut në izolim qytete të tëra
Edhe Kina ka shënuar rekord të infektuarish për shkak të përhapjes së Omicron, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa disa javë përpara Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.
Francë, Belgjikë, Austri, Liban: Protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm
Në kohën që shumë vende të botës janë future ne izolim, francezën edhe me tej i mbajnë të bllokuara rrugët të gjitha qyteteve duke protëstuar kundër masave. Revolta u ngjallë një ditë pas paralajmërimit të presidentit Francez Emanuel Macron se do të përpiqej të vështirësonte jetën e personave të pavaksinuar.
Mbi105 mijë qytetarë morën pjesë në këto protesta ku 18 mijë vetëm në kryeqytetin francez, Parisin. Zyrtarë të Ministrisë se Brendshme thanë se 34 persona janë arrestuar dhe rreth 10 oficerë policie janë plagosur pasi protestat u bënë të dhunshme në disa vende.
Protesta kundër masave kufizuese dhe vaksinimit të deturyeshëm u zhvilluan edhe Liban, në Austi dhe Belgjikë.Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, mijëra protestues u mblodhën në stacionin e trenit Gare du Nord duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër vaksinimit.Protestuesit thanë se askush nuk ka të drejtë t'i detyrojë qytetarët të vaksinohen.
"Unë nuk jam dakord me gjicka që ndodh, nuk është mirë, ne po shkojmë drejt katastrofës. Mendoj se duhet të dalim të gjithë në rrugë, dhe të themi jo, ne nuk i duam gjitha këto që na servirni”, u shpreh protestuesi në Belgjikë, Christian Deleuze.
“Është krejtësisht absurd menaxhimi i krizës që prek liritë deri në këtë nivel dhe që kontribuon në një sistem të stilit kinez, nuk duhet ta lejojmë të ndodhe. Njerëzit duket të dalin në rrugë. Nuk ka të bëjë me vaksinën ose pa vaksinën, ka të bëjë lirinë e përzgjedhjes, dhe keq menaxhimin e krizës, që duhet të përqendrojë shëndetin dhe jo interesat financiare apo politikanët pas saj”, u shpreh protestuesi në Belgjikë, Danielle Moustet.
Ndërkohë, kryeministri Alexander De Croo reagoi ndaj demonstratave, duke thënë se "qytetarët do të ishin në izolim për muaj të tërë dhe nuk do të kishin një jetë normale nëse të gjithë do të silleshin ashtu siç duan protestuesit".
Në kohën që disa vende protestojne kundër vaksinës në Indi filloi të aplikohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19. Varianti Omicron shpëendahet dy herë më shpejt se variantet tjera të kërij virusi.
FARIJE DAUTI BAKIU
