Botë

Kazakistan, mbi 160 të vrarë dhe 8000 të arrestuar

10.01.2022 18:43

Mbi 160 të vrarë dhe 8000 të arrestuar në protestat e deritanishme në Kazakistan...

Mbi 160 të vrarë dhe 8000 të arrestuar në protestat e deritanishme në Kazakistan, të cilat presidenti i këtij vendi Kassym-Jomart Tokayev, i ka përshkruar si tentim për puç.
 
Sipas tij aksioni është koordinuar nga një “qendër e vetme”, mirëpo nuk ka përmendur kë sheh si përgjegjës. Megjithse autoritetet vlerësojnë se gjendja ka filluar të stabilizohet, gjenja e jashtëzakonshme dhe ora olicore mbeten në fuqi.
 
Ndërkohë Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Kazakistani është shënjestruar nga terrorizmi individual, duke shtuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë revolucione në rajon.
 
Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të naftës, janë shndërruar në trazirat më të këqija që ka parë ky shtet në 30 vjet të pavarësisë.
 
Protestat kanë nisur më 2 janar dhe janë zgjeruar si pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe ish-presidentit, Nursultan Nazarbayev, i cili ka udhëhequr Kazakistanin për tri dekada dhe ende besohet se ka ndikim.