Botë
COVID 19 në Shqipëri: 793 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
10.01.2022 19:53
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid-19 në vend...

Në njoftim bëhet e ditur se pas kryerjes së 4996 testimeve kanë rezultuar pozitivë 793 qytetarë, 493 prej të cilëve janë regjistruar në Tiranë.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 129 pacientë, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë 13,786 pacientë aktivë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 346 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orë janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në këto bashki: 493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.
Statistika (10 Janar 2022): Raste të reja ditore 793; Të shëruar në 24 orë 346; Të shtruar në spitale 123; Humbje jete në 24 orë 1; Testime ditore 4996; Testime totale 1,534,665; Raste pozitive 220,487; Raste të shëruara 203,460; Raste Aktive 13,786; Humbje jete 3,241.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 6922; Fier 1165; Durrës 1102; Elbasan 950; Vlorë 830; Shkodër 803; Gjirokastër 533; Berat 455; Lezhë 401; Korçë 335; Dibër 177; Kukës 113./Top Channel
