Maqedoni

Radev, bisedimet me RMV-në të mos kufizohen në kohë

10.01.2022 20:12

Heqja e vetos bullgare për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE...

Heqja e vetos bullgare për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, nuk duhet të lidhet me kohë, deklaroi presidenti bullgar rumen Radev pas takimit pesë orësh me këshillin e sigursië kombëtare.

Sipas presidentit bullgar katër vite pas nënshkrimit të marrveshjes së vitit 2017,  Maqedonia e Veriut nuk e ka bërë atë që duhet për implementimin e sajë dhe as që ka garantuar përbushjen e obligimeve.

Radev tha se të një rëndësie të veçantë janë proektet që sigurojnë lidhje trasportuese, digjitale dhe energjetike, duke e veçuar në këtë drejtim koridorin 8. Derisa sipas tij Shqipëria nuk duhet ta pres Maqedoninë por ti fillojë bisedimet me BE-në.

“Dhënja e pëlqimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut nuk duhet të lidhet me afate, por me rezultate reale, përfshi edhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoni. Ne asnjëherë nuk e kemi mohuar dhe nuk e mohojmë të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të përcaktohen sipas vetëdijes së tyre dhe ti ruajnë gjuhët në përputhje me kushtetutën. Bullgaria e mbron barazinë e plotë të bullgarëve të Maqedonisë me popujt tjerë në Maqedoninë e Veriut. Politikat diskriminuese të bullgarëve, 120.000 njerëz jo larg ka eskaluar”, u shpreh presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.