Sportet E Tjera

Asani, Rexhallari dhe Mahmuti, në mesin e sportistëve më të mirë të Shkupit

23.12.2014 14:35

Në organizim të Komunës së Shkupit dhe njeriut numër një të saj, Koce Trajanovski, sot u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit në kryeqendrën tonë...

Në shpalljen e më të mirëve, morrën pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe këshilltarët, si dhe anëtarët e komisionit për sport dhe të ri, me ç`rast u ndanë çmime për pesë persona për arritje të veçantë në sport, pesë trajner dhe junior më të mirë, si dhe për dhjetë seniorët më të mirë të Shkupit për vitin 2014.
 
Mes të tjerëve, çmimin për arritje të veçantë në sport, e morri trajneri I mundjes, Nazmi Ali, në mesin e juniorëve më të mirë u nominua mundësi I klubit “18 Gushti”, Behar Mahmuti, ndërsa në mesin e dhjetë seniorëve më të mirë të kryeqendrës për vitin 2014, u gjetën mundësi I klubit të Lirisë, Jasin Rexhallari si dhe futbollisti i Vardarit, Jasir Asani.
 
Rexhallari që fitoj çmimin te seniorët si dhe Mahmuti i cili u shpërblye në konkurencën e juniorëve, u shprehën të lumtur që u gjetën në këtë shoqëri të zgjedhur, duke premtuar që edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojnë me rezultate të mira.
 
“Qyteti i Shkupit edhe këtë vit shpalli sportistët më të mirë, me ç`rast unë edhe vitin e kaluar, edhe sivjet u gjeta në mesin e dhjetë më të mirëve. Ky shpërblim më jep edhe më shumë vullnet për punë në të ardhmen dhe do të thot që rezultatet tona vëzhgohen dhe shpërblehen nga organet kompetente”, u shpreh Rexhallari.
 
“Ky është një shpërblim I madh për mua, që më jep shpresë për punë edhe më të madhe në të ardhmen. Shpresoj që edhe vitin e ardhshëm të marr pjesë në Lojërat Mesdhetare e në Kampionatin Evropian dhe prej aty ti gëzoj të gjithë shqiptarët me rezultate të mira”, deklaroi Mahmuti.  
 
Ndryshe, Komuna e Shkupit, çdo fundvit i shpall sportistët të mirë të kryeqendrës, duke u bazuar në rezultatet dhe arritjet individuale dhe ekipore të sportistëve. 
 
MUSTAFA ADEMI