MSH, në RMV regjistrohen edhe 104 raste me “Omikron”
Ministria e shëndetësisë ka njoftuar edhe për 104 raste të reja me Omikron....

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar edhe për 104 raste të reja me Omikron të regjistruara në Maqedoninë e Veriut.
Sipas autoriteteve shëndetësore në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostifikimit molekular nga 152 raste pozitive me kovid 19, me 68% apo 104 prej tyre kanë rezultuar me variantin Omikron.
Ky lloj është zbuluar në 12 qytete të vendit edhe atë në Shkup 48, Ohër 27, Koçan 7, Tetovë 6, Veles 5, në Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar nga dy dhe Vinicë, Negotinë, dhe Manastir është regjistruar nga një rast me omicron.
Sipas raporteve nga spitalet, aktualisht në tër vendin ka të shtruar në spital 351 persona, që paraqet rritje prej 41 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 156 janë në Shkup.
Në spitalet tjera anembanë vendit ka pacientë të shtruar në Manastir, Shtip, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strugë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë.
“Është rritur numri i kontrolleve ditore në repartet infektive nëpër spitalet në vend. Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kanë pasur kontakt me një rast pozitiv tre ditë para shfaqjes së simptomave marrjes së rezultatit pozitiv” -, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
