Basketboll
Harden i shkëlqyeshëm në fitoren e Hjustonit, San Antonio fiton më në fund
23.12.2014 15:17
Shtatë ndeshjet e natës së shkuar në NBA, kaluan në shenjë të paraqitjes maestrale të Xhejms Hardenit...

Shtatë ndeshjet e natës së shkuar në NBA, kaluan në shenjë të paraqitjes maestrale të Xhejms Hardenit, në fitoren e Hjustonit të tij kundër Portllandit, me 110-95.
Koshashënuesi më i mirë në pjesën e deritanishme të sezonit, regjistroi një nga paraqitjet më mbreslënëse në karierë, duke kontribuar në fitoren e roketsave me 44 pikë dhe shtatë asiste, shifra këto të cilat I regjistroi për vetëm 32 minuta lojë.
Lojtarin më të mirë vendas, e ndoqi edhe Dvajt Hauard, me dabëll dabëll prej 16 pikë e 13 kërcime.
Pas katër disfatave të njëpasnjëshme, kampioni aktual San Antonio, më në fund ndërpreu këtë seri të dobët, duke fituar kundër Los Anxhellos Klipersave me 125:118.
Te Sparsat, në këtë sfidë u kthye Toni Parker, I cili nuk luajti në pesë ndeshjet e kaluara, ndërsa në fitoren e të tijëve, kontriboi me 26 pikë, deri sa u ndihmua edhe nga Dia që shtoi 23 poena dhe Dankan, I cili regjistroi 21 pikë e 12 kërcime.
Nga takimet tjera, veçojmë fitoren e Çikagos kundër Torontos, si dhe humbjen e Memfisit nga Juta.
MUSTAFA ADEMI