Shqipëri, PD përjashton përgjithmonë Sali Berishën
Pas incidenteve të dhunshme në protestën e 8 janarit...

Pas incidenteve të dhunshme në protestën e 8 janarit, Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë Sali Berishën dhe mbështetësit kryesorë të tij.
Në një mbledhje maratonë, kryesia ka vendosur përjashtimin bashkë me Berishën, edhe të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja. Vendimi u mor për shkak se sipas PD-së, ata organizuan dhe nxitën dhunë e urrejtje.
PD ka pezulluar gjithashtu edhe Agron Shehajn, Aldo Bumçin, Belind Këlliçin, Blendi Himcin, Çlirim Gjatën, Edit Harxhin, Edi Palokën, Enno Bozdon, Ervin Minarollin, Gent Deromemajn, Genc Pollon, Genti Strazimirin, Grigels Muçollarin, Ivi Kason, Ledina Mandian, Luan Baçin, Lorenc Lukën, Mimoza Hajdarmatajn, Oerd Bylykbashin dhe Tritan Shehun.
