Situata në PD, Rama: E pazakontë, presim zhvillimet e tjera
Kryeministri shqiptar, Edi Rama....

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e komentoi si të pazakontë situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike. I pyetur se me cilën PD do të bashkëpunojë, Rama e la të hapur çështjen, duke theksuar se do tw presw nëse situata do të qetësohet apo jo.
“Nuk dimë më se kush është kush në këtë histori dhe kush përfaqëson kë. Të dy këta të mbetur nga e shkuara në këmbë nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa” – u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
