Faturat e energjisë elektrike, kategoritë e rrezikuara të aplikojnë për ndihmë

11.01.2022 15:05

Ministria e Ekonomisë shpalli sot thirrjen publike....

Ministria e Ekonomisë shpalli sot thirrjen publike për mbështetje financiare për energjinë e konsumuar, nga e cila përfitojnë personat me të ardhura të ulëta.

Sipas thirrjes publike, mbi 7.500 amvisëri me të ardhura të ulëta, do të marrin nga 600 deri në 800 denarë fatura më të ulëta të rrymës në periudhë prej 12 muajsh. Për këtë masë janë siguruar 60 milionë denarë.

Përkrahje financiare do t'u jepet amvisërive, të ardhurat e rregullta mujore të të cilave nuk i kalojnë të hyrat neto prej 30.000 denarë, të ndara në kategori. Për personat në rrezik social por që janë të pamartuar, do të ndahen deri në 15.194 denarë.

Për amvisëritë me dy anëtarë deri në 18.000 denarë, për  amvisëritë me tre anëtarë deri në 21.000 denarë, për amvisëritë me katër anëtarë deri në 25.000 denarë; dhe për  amvisëritë me pesë e më shumë anëtarë, do të ndahen nga deri në 30.000 denarë. Thirrja publike dhe dokumentacioni i nevojshëm mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë.