Botë

Lavrov e dënoi vendimin e Kievit për heqje dorë nga neutraliteti ushtarak

23.12.2014 15:51

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov e dënoi vendimin e Parlamentit në Kiev për përjashtim të statusit të neutralitetit ushtarak të Ukrainës...

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov e dënoi vendimin e Parlamentit në Kiev për përjashtim të statusit të neutralitetit ushtarak të Ukrainës, me çka hapet mundësia për bashkangjitje të vendit ndaj aleancave ushtarake.
 
"Bëhet fjalë për hap kundërproduktiv dhe vendim i cili mundet vetëm t'i nxis tensionet", deklaroi shefi i diplomacisë ruse.
 
Në reagimin e tij, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE, Andrej Kelin është edhe më i drejtpërdrejtë se ministri Lavrov, duke vlerësuar se heqja dorë e Ukrainës nga neutraliteti është "akt armiqësor", i orientuar kundër Rusisë. 
 
Kelin vlerëson se vendimi i tillë do të shtojë vetëm edhe më shumë "pakëndshmëri dhe ashpërsi " në marrëdhëniet ruso-ukrainase, e asgjë nuk do të zgjidh.
 
Statusi neutral i Ukrainës është vendosur në vitin 2010 nën ndikimin e presionit të fuqishëm rus ndaj autoriteteve të atëhershme ruse, që të pengohet anëtarësimi ukrainas në aleancat ushtarake.
 
Moska zyrtare nuk fsheh se ajo kategorikisht është kundër afrimit të Ukrainës drejt NATO-s.
 
Me vendimin e Parlamentit në Kiev hapet rruga për inkuadrimin e vendit drejt aleancave ushtarake, por tani për tani nuk dihet nëse Ukraina edhe formalisht do të kërkojë anëtarësim në NATO.
 
Shumica e funksionarëve të lartë ukrainas gjatë javëve të kaluara deklaronin se anëtarësimi në Aleancë është "perspektivë e largët", edhe pse presidenti Petro Poroshenko vlerëson se vendi duhet ta ndërmerr edhe atë hap si përgjigje të "përkrahjes ruse" të separatistëve në Ukrainën Lindore.
 
Rusia pohon se ajo nuk i armatos separatistët prorusë, por SHBA-ja dhe BE-ja veçmë kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës, për shkak të "intervenimit në Ukrainë".
 
Rusia në mars të këtij viti e anjektoi Krimenë, ku është vendosur Flota ruse e Detit të Zi, pasi në Kiev është rrëzuar nga pushteti presidenti Viktor Janukoviç, që në Moskë u cilësua si "grushtshtet".
 
Menjëherë pastaj, forcat proruse dhe rusët në Ukrainën Lindore refuzuan ta pranojnë pushtetin e ri në Kiev, duke shpallur pavarësi në Donjeck dhe Lugansk./mia