BE, ndërroi jetë kryeparlamentari i BE-së Sasoli
Kryetari i Parlamentit Europian, socialdemokrati italian David Sasoli...

Kryetari i Parlamentit Europian, socialdemokrati italian David Sasoli ndërroi jetë në moshën 65 vjeçare, në qendrën për onkologji në Aviano të Italisë, ku ishte hospitalizuar nga fundi i dhjetorit.
Lajmin e kumtoi zëdhënësi i tij, Roberto Kuilio, në forfilin e tij në twiterit. Ish gazetari italian Sasoli ishte hospitalizuar më shumë se dy javë për shkak të komplikacioneve të sistemit imunologjik, ndërkohë që kishte anuluar me aktivitetet e tij zyrtare.
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Fon Der Lejen, shprehu ngushëllime për humbjen e Sasolit dhe tha se kjo është një ditë e zezë për Europën, pasi humbën një europian të bindur dhe demokrat të sinqertë.
“Në vitin 1989 ai ishte në Berlin gjatë rrëzimit të murit, në mesin e europianëve të rinj. Që atëherë ai ka qëndruar në anën e demokracisë dhe Europës së bashkuar. Mbi një dekadë në shërbim të parlamentit europian ai në vazhdimësi mbrojti Unionin tonë dhe vlerat se tij, por ai gjithashtu besonte se Europa duhet të përpiqet për më shumë. Ai donte që Europa të jetë më e bashkuar, më afër popujve të saj, më besnike në vlerat tona.”,- tha kryetarja e KE-së, Ursula Fon Der Lejen.
Edhe Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell shpreh ngushëllime për humbjen e Sosolit.
”Humbja e David Sassolit është një dhimbje e madhe. Ne humbëm një politikan me vlera por mbi të gjitha një mik, një njeri që ia ka kushtuar jetën shërbimit të të tjerëve, fillimisht në gazetari e më pas në institucione si president i Parlamentit Europian”.
Për vdekjen e parakohshme të presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli ngushëllime shprehu Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg.
“U pikëllova pa masë për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, një zë i fortë për demokracinë dhe bashkëpunimin BE-NATO. Ngushëllimet e mia të përzemërta”.
Ndërkohë kryetari i Këshillit Europian, Sharl Mishel, ka thënë se Unioni humbi një europian të sinqertë dhe të pasionuar dhe veç më na mungon miqësia dhe ngrohtësia e tij njerëzore, ka shtuar ai.
David Sasoli pas karrierës së tij gazetareske në vitin 2009, nga socialdemokratët Italian ishte zgjedhur deputet në Parlamentin Europian. Në krye të parlamentit europian erdhi në vitin 2019-të. Mandati i tij përfundonte javën që vjen. Zgjedhjet për pasardhës të tij janë caktuar më 18 janar. (Meral Ismaili, TVM2)
