Maqedoni

Meta debaton me studentët: Do të bisedohet për librat kontestues

11.01.2022 18:33

Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri përballen me sfida të shumta. Kështu vlerëson presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta...

Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri përballen me sfida të shumta. Kështu vlerëson presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në kuadër të debatit në kuadër të ITKSH së u përgjigj edhe në shumë pyetje në interes të  studentëve të pranishëm.
 
Në pyetjen se pse Shqipëria nuk po furnizon bashkëkombësit e saj me libra, duke ditur se nxënësit përballen  me përbuzje, nënçmim dhe fyerje në librat dhe tekste shkollore aktuale, Meta me përgjigje. 
 
“Jam dakord me shqetësimet që i keni, ne kemi detyrime po sigurisht që jashtë Republikës së Shqipërisë ne duhet të bashkëpunojmë edhe me autoritetet e vendeve respektive dhe në këtë drejtim gjithçka që mund të bëjmë më shumë, do ta bëjmë duke bashkëpunuar edhe me ju profesorët dhe përfaqësuesit e institucioneve këtu dhe do t’i takojmë të  gjithë dhe t’ua ngremë edhe këtë shqetësim.”,- tha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
 
ITKSh: Duhet të ketë tekste të reja të historisë
 
Ky realitet do të ndryshohet dhe do t’u vihet fund paragjykimeve vlerësojnë nga ITKSH.  
 
“Ministria e Arsimit ka pranuar projektin e Institutit tonë që  ta financon përshkruarjen e historisë së shqiptarëve të RMV-së. Besoj se ky akt i MASH do të bën kthesën e madhe historike që shqiptarët e RMV-së të kenë të shkruar në mënyrë zyrtare historinë e tyre Shqipëria mund të  na ndihmon me kuadro. Ne do t’i kyçim edhe historianët maqedonas që do të shkruajnë për relacionet mes dy popujve dhe besoj që do të jetë fundi i paragjykimeve i fyerjeve dhe gjërave tjera.”,- theksoi drejtori i ITKSh-së, Skender Asani.
 
Në takim u diskutua edhe për  shkëmbimet e domosdoshme të studentëve si dhe të kuadrit shkencor në nivel të pedagogëve, bashkëpunëtorëve shkencorë dhe hulumtuesve.
 
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u bëri thirrje studentëve që të jenë pjesëmarrës në proceset politike, që mos të mos vuajnë pasojat e një politike e cila në mënyrë direkte apo indirekte i kontrollon ata. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI