Botë

Kazakistan, zgjidhet qeveria e re, tërhiqen trupat e huaja

11.01.2022 19:11

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, prezantoi përbërjen e qeverisë së re...

Ekzekutivi I ri u zgjodh pas pas shtypjes së përgjakshme të kryengritjes që detyroi dorëheqjen e kabinetit të mëparshëm. Postin e kryeministrit e merr zëvendëskryeministri aktual, Alikhan Smailov, i cili ka shërbyer në poste të ndryshme qeveritare në 20 vitet e fundit.

Ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, është detyruar të japë dorëheqjen si kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Largimi i  politikanit që ka shërbyer për gati 30 vite  ishte një nga kërkesat kryesore të protestuesve.

Do të tërhiqen edhe  trupat e  huaja ushtarake të cilat do të përfundojnë misionin e tyre brenda 10 ditëve të ardhshme. Trupat ruse mbërritën në vend javën e kaluar pasi qeveria kërkoi ndihmë ushtarake nga Rusia  mes trazirave të dhunshme që përjetoi vendi.

Ato që nisën fillimisht si protesta paqësore për të shprehur pakënaqësinë  ekonomike dhe politike në vend mori përmasa të mëdha e u regjistruan edhe viktima . Rreth 9,900 njerëz janë arrestuar.