“Okta”, donacion Klinikës së Fëmijëve një inkubator

23.12.2014 16:33

Me moton “Mundësi për jetë”, kompania “Okta” në bashkëpunim me Klinikën e Fëmijëve në Shkup, dhuruan pakon e dytë të donacioneve në përbërje të pakove për fëmijë dhe një inkubator për nevojat e fëmijëve të lindur para kohe....

Në kuadër të këtij aktiviteti u bë edhe servisimi i tre inkubatorëve, që aktualisht i posedon Spitali Klinik i Fëmijëve në Shkup.

“Për momentin kemi foshnje që janë vendosur në kirurgjinë për fëmijë dhe mirë qëndrojnë, por me riparimin e aparaturës në tërësi, me ndihmën e kësaj fushate mundësuam që të gjitha foshnjat të trajtohen në mënyrë adekuate. Apeloj te të gjitha kompanitë në vend që të behën pjesë e kësaj fushate, me qëllim që dikujt t’i mundësojmë të mbijetojë”- deklaroi drejtoresha e Klinikës për Fëmijë, Aspasija Sofijanova.

“Duke e pasur parasysh interesimin e madh të qytetarëve, kompanitë dhe organizatat dhe nevojën reale për donacione plotësuese të repartit, do ta vazhdojmë fushatën, me shpresë se do të bëjmë edhe më shumë vitin e ardhshëm”- tha drejtori i Kompanisë “Okta”, Viktor Papakonstantinou.

Fushata realizohet me qëllim që të ngritet vetëdija dhe të nxiten edhe të tjerët të dhurojnë pajisje dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të repartit për përkujdesje intensive të fëmijëve, ku për jetën e tyre luftojnë foshnjat e lindura para kohe. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)