Serbi, rrokulliset autobusi me mërgimtarë nga Kosova, 6 të lënduar!

12.01.2022 02:10

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar....

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar në vendin Veliki Kupci afër Krushevcit të Serbisë, një autobus i kompanisë “Zhitia Tours” nga Kosova, ka rrëshqitur nga rruga dhe është rrokullisur.

Bëhet fjalë për autobusin që udhëton në linjën Prishtinë – Grac i Austrisë.

Nga kompania “Zhitia Tours” kanë bërë të ditur për "KosovaPress" se fatmirësisht nuk ka viktima dhe se janë 5-6 persona që kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas tyre shkak i aksidentit, ka qenë rruga e rrëshqitshme dhe kushtet e vështira atmosferike.