Tërmeti dridhi edhe Shkupin

12.01.2022 09:57

Një tërmet me fuqi prej 2,5 ballëve....

Një tërmet me fuqi prej 2,5 ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkup.

Dridhjet me epiqendër periferinë e Shkupit janë regjistruar rreth orës 09:19 minuta.

Tërmeti ka qenë me epiqendër afër fshatit Studeniçan me një thellësi prej 10 km.