Sërish tërmet në Greqi
12.01.2022 09:34
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, sot sërish ka regjistruar një seri tërmetesh.
Epiqendra e njërit prej tërmeteve që është ndjerë në jug të vendit, ishte 120 km në jug të Shkupit në Greqinë fqinje.
Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti është ndjerë më fuqishëm në orën 04:01, me magnitudë të Rihterit lokal ML3.7 dhe intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, nga popullata në qytetin e Manastirit dhe zonën përreth.
