Shkarkohet Buçkovski, negociatat me Sofjen do t`i zhvillojë MPJ-ja
12.01.2022 10:38
Qeveria ka shkarkuar Vlado Buçkovskin....

Qeveria ka shkarkuar Vlado Buçkovskin nga detyra Përfaqësues i posaçëm në negociatat me Bullgarinë për tejkalimin e kontestit.
Për momentin nuk janë bërë publike arsyet për shkarkimin. Merret vesh se me qasjen e re, në të ardhmen, Ministritë e Jashtme të dy vendeve dhe pesë grupet e punës do t`i zhvillojnë negociatat.
Nga Qeveria kanë sqaruar se Kryeministrat e rinj të RMV-së dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov do t`i konstatojnë mënyrat dhe hapat për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis dy vendeve. Vlado Buçkovski ishte emëruar në funksion si Përfaqësues i Posaçëm kah fundi i vitit 2020. Në fund të vitit 2021 iu vazhdua mandate si lehtësues në bisedimet me Bullgarinë.
