Serbi, rrotullohet autobusi me mërgimtarë nga Kosova
12.01.2022 11:20
Së paku 11 persona janë lënduar...

Së paku 11 persona janë lënduar lehtë pasi një autobus i “Zhitia Turist” nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.
Sipas mediave serbe fatkeqsia e aksidentit ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 pasi që autobusi ka dalur jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
Supozohet se udhëtarët janë kryesisht nga Kosova, meqë autobusi qarkullonte në linjën Prishtinë – Graz.
Udhëtarët e lënduar janë transferuar në spitalin e Krushevacit në Serbi.
