Bekteshi, “Besa Trans”-it i merret licenca

12.01.2022 11:51

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi....

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi informoi se sot do t’i hiqet licenca për veprimtari turistike agjencisë turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës shkaktoi aksident trafiku ku humbën jetën 46 persona.

Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë ka marrë raportin nga Inspektorati i Punës lidhur me licencën për veprimtari turistike të agjencisë turistike “Besa Trans”, sipas të cilit ka dallim në të gjitha informacionet për licencën që ka agjencia e transportit. Ministri shtoi se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati i Tregut do të bëjë kontroll shtesë për kushtet dhe mënyrën e funksionimit të “Besa Trans”.