Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, Petkov: Me punë të palodhur arrijmë përparim

12.01.2022 12:21

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov.....

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov ka përfunduar në izolim për shkak të kontaktit me të infektuar me COVID 19 por thotë se do ta vizitojë Shkupin në fund të këtij muaji. Edhe nga Ministrisë së Jashtme e RMV-së thonë se 18 janari mbetet data e vizitës së kryeministrit bullgar. Petkov tha se do të bisedojmë për tema të rëndësishme për të dy palët dhe shpreson se mund të arrijnë përparim në të gjitha fushat.

“Me atë fillim të ri duhet të bisedojmë për tema të rëndësishme për të dy palët si të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonis së Verit, si dhe për infrastrukturën e përbashkët, kalendarin e përbashkët kulturor, eurointegrimin dhe historinë. Vetëm me mund e punë të palodhur mund të arrijmë përparim të shpejtë në mardhëniet tona. Shpresoj se fqinjët tanë dhe delegacioni ynë mund të arrijnë përparim të vërtetë në të gjitha fushat” – tha Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.